Arsyet pse duhet të konsumojmë limon

limonii1
Limoni është një frut i cili mund të gjendet i freskët në çdo stinë. Ai ka një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e shëndeti tonë.

Limoni është një frut që mund të përdoret i shoqëruar dhe me produkte të tjera si në çaj, kafe, me peshk, mish, sallatë.

Ndërsa një mënyrë e mirë që ne mund të marrim benefite nga limoni është shtrydhja e dy limonave në një litër ujë dhe pirja gjatë gjithë ditës. Avantazhet janë të shumëfishta, në rradhë të parë marim lëngje dhe vitaminën C, e cila na duhet gjatë ditës.

Përdorimi i lëngut të dy limonave në ditë lufton kolesterolin dhe trigliceridet. Flavonoidet (pigmenti i verdhë) të pranishëm në kërë agrum mbrojnë qarkullimin arteriovenoz.

Gjithmonë duhet të përpiqeni që të përdorni sa më shumë limona, në mënyrë që të keni një jetë më të shëndetshme. /albeu.com/

Efektet e shëndetshme të vajit të ullirit

vaj_ulliri3 (1)
Vaji i ullirit është një produkt i cili ka një ndikim të shëndetshëm në organizmin tonë. Ai konsiderohet si arma më e mirë, së bashku me peshkun e detit për mbrojtjen e aparatit kardiovaskular. Një vaj ulliri i mirë, i pasur me polifenolë shërben për të luftuar radikalet e lira dhe tumoret.

Nëse ju doni që të keni efekt të shndetshmëm në trupin tuaj është e rëndësishme që konsumimi i tij të bëhet sa më natyral.

Ju mund ta përdorni atë në një fetë buke me domate dhe vaj ulliri, pasi kjo është një mënyrë që ai ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Vaji i ullirit, në fakt, ul kolesterolin, hollon gjakun, mbron arteriet dhe venat, si dhe parandalon lloje të ndryshme tumoresh. /albeu.com/

Problemet që sjell çamçakëzi

camcakez1

Sheqeri i cili gjendet te disa lloje çamçakëzë, është një përbërje qw shkakton probleme për shëndetin e dhëmbëve, prandaj duhet të bëjmë kujdes dhe të përdorim çamçakëz, i cili është pa përmbajtje sheqeri.

Sipas ekspertët dhe stomatologëve përtypja e çamçakëzëve mund të shkaktojnë simptomat e çrregullimeve, duke përfshirë dhimbje të lidhur me muskujt e nofullës për përtypje dhe nyjet që lidhin nofullën e poshtme me kafkën.

Përdorimi i tepruar i çdo grupi të muskujve dhe çdo nyje mund të shkaktojnë dhimbje dhe probleme, duke çuar deri tek ngërçet e muskujve të nofullës, kokës dhe qafës. Ndërsa me kalimin e kohës mund të shkaktojë dhimbje koke, të veshëve dhe dhëmbëve, thonë ekspertët.

Megjithatë ekspertët thonë se nëse ai do të përdoret në masën e duhur dhe siç duhet nuk do të përbëjë asnjë problem për organizmin tonë. /albeu.com/

Dobitë shëndetësore të farave të susamit

dobit-euml-sh-euml-ndet-euml-sore-t-euml-farave-t-euml-susamit_hd
Një nga farat e para që njerëzit i kanë përdorur për prodhimin e vajit janë farat e susamit. Përveç se në kuzhinë, qysh nga lashtësia përdoren edhe për mjekësinë tradicionale si preventivë dhe për shërim të sëmundjeve.
Farat e susamit janë përplot me fitonutrientë si acidet yndyrore omega-6, flavonoid fenolet, d.m.th. antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese me veçorie potencialisht antikancerogjene.

1. Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

2. Farat janë veçanërisht të pasura me acidet yndyrore mono-të-pangopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe rritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak. Hulumtimet shkencore tregojnë që ushqimi mesdhetar i cili është i pasur me acidet mono-të-pangopura ndihmon që të parandalohet sëmundja e artereve koronare dhe sulmi në zemër.

Salt-seasoning-font-b-bottle-b-font-manual-font-b-grinders-b-font-sesame-seed-pepper

3. Farat e susamit po ashtu janë burim shumë i vlefshëm i proteinave ushqyese, d.m.th. i aminoacideve kualitative që janë të domosdoshme për rritjen, veçanërisht te fëmijët. Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).

4. Përveç kësaj, farat e susamit përmbajnë kompozime siç janë sesamoli (3, 4-metilen-dioxyphenol), sesaminol, furil-methanthiol, guajacol (2-methoxyphenol), phenylethanthiol, furaneol, vinylguacol dhe decadienal. Sesamoli dhe sesaminoli janë antioksidanë fenole. Së bashku këto kompozime përbëjnë frontin e fuqishëm kundër radikaleve të lira të dëmshme brenda trupit njerëzor.

5. Susami është i pasur me vitamina dhe minerale kualitative, transmeton Koha.net. Para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

6. Vetëm 100 g susam përmban 97pr qind të acidi folik , rreth 25 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçanti e rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjet.

7. Niacina është edhe një vitaminë nga grupi i kompleksit B, e cila gjendet me shumicë në susam. Rreth 4,5 mg ose 28 për qind të nevojës ditore të nivelit të niacinës do t’i gjeni në vetëm 100 g fara. Niacina ndihmon në reduktimin e kolesterolit LDL në gjak. Përveç kësaj, rrit aktivitetin e neurotransmetuesit kryesor (GABA) në tru, çka mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe neurozave.

8. Farat e susamit janë burim jashtëzakonisht i pasur i shumë mineraleve esenciale. Kalciumi, hekuri, mangan, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit.

9. Një grusht me susam ofron nivelet e rekomanduara të antikoksidantëve fenolike, mineraleve, vitaminave dhe proteinave. /Telegrafi/

Vjen klipi i ri i Noizyt (Video)


Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka sjellë para fansave të tij videoklipin më të ri.
Kënga quhet “Big Body Benzo” dhe këngëtari ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i këtij sezoni veror.
Sipas një postimi në rrjetet sociale duket se do të vijnë edhe disa këngë dhe klipe të reja nga Noizy.
“Si ju duk ‪#‎BBB (“Big Body Benzo”)? Mendoni që ky është fillimi i këtij sezoni veror. Mungojnë edhe pesë klipe tjera”, shkruan në faqen e reperit në Facebook. /Telegrafi/

PSG kampion i Francës (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=qMVnrau45ww
Paris Saint-Germaini është shpallur edhe matematikisht kampion i Francës për sezonin 2014/2015.
Një javë pa përfunduar kampionati, kryeqytetasit kishin nevojë vetëm për një pikë për të mos pritur se si do të zhvillohej derbi ndërmjet Lyonit dhe Bordeaux.

Megjithatë, ata e kërkuan fitoren që nga fillimi dhe shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Blaise Matuidi (17’) dhe Ezequiel Lavezzi (26’).

Anthony Mounier e shënoi një gol për vendasit në fund të pjesës së parë (40’), ndërsa në pjesën e dytë nuk pati gola.

Ky është titulli i tretë radhazi për Paris Saint-Germainin në Ligue 1 dhe i pesti në histori.

PSG tashmë e ka fituar Kupën e Ligës dhe është në finale të Kupës së Francës (kundër Auxerre) për trofeun e tretë këtë edicion.

Trofeu i vetëm që nuk do ta fitojë ekipi i Laurent Blanc këtë sezon është Liga e Kampionëve, nga ku u eliminua në çerekfinale nga Barcelona. /Telegrafi/

Klopp fajëson gjyqtarët: Në golin e dytë kishte pozitë jashtë loje (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=pM1TfhFv9mw
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, i ka kritikuar gjyqtarët pas humbjes së skuadrës së tij nga Wolfsburgu.
BVB pësoi me rezultat 2-1 në Volkswagen Arena duke mbetur tri pikë prapa Augsburgut në garën për Europa League, derisa ka mbetur vetëm edhe një xhiro në Bundesliga.

“Po të kishim marrë një pikë, do të isha më i lumtur. Bëmë një ndeshje të mirë për rreth 88 minuta ose 91 minuta, për shkak të kohës shtesë. Në vetëm dy minuta humbëm fokusin”.

“Mirëpo, goli që pranuam në pjesën e dytë ishte pozitë jashtë loje. Ne e mbrojtëm mirë këtë situatë, por arbitri e injoroi pozitën jashtë loje”.

“Goli i dytë nuk duhej të pranohej dhe rezultati duhej të ishte baras. Kjo do të ishte shumë më mirë për ne”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/

16, 17 dhe 18 maj në Anaderm bëhet shërimi bashkëkohor i venave të zgjeruara

8ukyjmerjyfrsyfsrfgeshtdg

Institucioni i parë i cili merret me qasjen e plotë ndaj venave të sëmura është Qendra Diagnostike Terapeutike “Anaderm”, Prishtinë. Më datat 16, 17 dhe 18 maj, Anaderm ofron trajtimin/eliminimin e venave me laser nga doktorë të huaj. Ekspertët e saj ofrojnë metodat më bashkëkohore të diagnostikimit dhe të shërimit, të cilat fare nuk shkaktojnë dhembje, ndërkaq janë maksimalisht të efektshme.
Ju mundojnë këmbët e lodhura, të ënjtura, dhembjet, ngërçet në gjumë, të kruarit, djegiet, keni vena të imta të degëzuara në këmbë, të ashtuquajtura kapilare, vena varikoze? Nuk ju ndodh vetëm juve. 40% e femrave dhe 20% e meshkujve vuajnë nga venat e zgjeruara.

Venat e zgjeruara prishin pamjen estetike, mirëpo mund t’ju shkaktojnë edhe dhembje, ngërçe në gjumë, ndjenjën e peshës në këmbë, por edhe komplikime serioze, siç janë krijimi i plagëve të hapura në këmbë, trombozat, emboli të rrezikshme të mushkërive…

Intervenimi bëhet kur masat preventive – barnat dhe format e tjera të terapisë – nuk japin rezultate, ndërkaq ekzistojnë simptoma që mund të pasojnë komplikime.

Operacioni me laser i venave është operacion minimal invaziv, i cili bëhet me anestezion lokal. Nuk ka prerje siç janë ato klasike, nuk ka anestezion të përgjithshëm, nuk ka vraga. Kështu ndërpritet zhvillimi i sëmundjes dhe pengohet mundësia e shfaqjes së komplikimeve, të cilat mund të jenë fatale.

Hamburgeri rekord, 35 shtresa mishi dhe 35 djathi

HAMBURGERIREKORD4444444444444444444444444

Donin të hanin një hamburger të veçantë, dhe kështu nisën punën. Tre të rinj japonezë bën një hamburger rekord me 35 shtresa mishi dhe 35 djathi, me një total prej 70 katesh. Lidhur me momentin më të vështirë të krijimit, ata thanë se ishte pikërisht çasti kur kishin arritur në nivelin e pesëmbëdhjetë, kur hamburgeri nisi të lëkundej. Megjithatë të rinjtë e kaluan provën me sukses dhe masi e ndërtuan hamburgerin e rekordeve, e konsumuan atë, por jo pa publikuar fotografitë e krijimit të tyre.

Rita javën tjetër lanson këngën e re

rita

Rita Ora ka konfirmuar se do të hënën në një nga radiot britanike do ta lansojë këngën më të re të saj.

Lajmin ajo e ka zbuluar përmes profilit të saj në Twitter, ku ka shkruar se është shumë e ngazëllyer të lajmërojë se kënga do të fillojë të transmetohet në radio më 18 maj.
Rita nuk ka lansuar ndonjë këngë të re që nga viti i kaluar edhe pse është përfshirë në disa nga bashkëpunimet e suksesshme si me Iggy Azalean, Charli XCX dhe Charles Hamilton, transmeton Koha.net.
Nuk dihet sigurt titulli i këngës por më herët Rita ka treguar se singëli i radhës do të quhet ‘Testosterone’.