Miss Gjermania bëhet nuse shqiptare (Video)


Bukuroshja Albijona Muharremaj nuk është më beqare.

Vajza e cila mban titullin Miss Gjermania 2015 është fejuar me Rexhep Bajraktarin, nga qyteti i Pejës.

Në një ceremoni familjare, çifti ka ndërruar edhe unazat e fejesës duke zyrtarizuar keshtu gjithcka.

Cifti pre vitesh ishin në lidhje dhe këtë nuk e kanë mbajtur të fshehur duke publikuar edhe foto në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale.

Kjo është vila më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton (Video)

Kjo është vila më e shtrenjtë në botë “The Chateau Louis XIV” është rikonstruktuar në vitin 2011 duke marrë këtë pamje spektakolare. është shitur për vlerën e pabesueshme të 301 milionë dollarëve.

Ajo është ndërtuar në shekullin e 17 dhe i përkiste Luigjit të Madhërishëm. Vila është ndërtuar afër Versajës dhe ka një hapësirë prej dhjetra hektarësh. Ajo është e përbëra nga një qilar verërash, klub nate nëntokësore, kinema dhe një dhomë ballosh.

Lutfi Haziri dhe Elmi Reçica e kallin dasmën (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili shpesh di të jetë kritik në opinion ndaj PDK-së, duket se më shumë e ka për elektoratin, se sa që kritikon vërtetë.

Haziri së bashku me njërin nga njerëzit më me ndikim në PDK, Elmi Reçicën kanë qenë së bashku në një dasmë, ku siç shihet nga fotografitë e siguruar nga Gazeta Blic e kanë kallur atmosferën.

Pos që dyshja nga koalicioni, janë parë së bashku, ata kanë bërë një gjest të rrallë duke e çuar nga një gotë raki, me duar të kryqëzuara.

Mbrëmë në Ferizaj është martuar djali i Xhavit Zariqit, i cili është nënkryetar në Komunën e Ferizajt.

Publikohet Videoja ku shihet Adem Jashari ne Pajtimin e gjaqeve e vitit 1990..!! (Video)

Në vazhdën e faljeve të gjaqeve që kulmoi me falje Kuvendin e madh të faljes masive te “Verrat e Llukës”, ku qindra familje u pajtuan në vitin 1990, mori pjesë edhe Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem jashari.
Në këtë falje e iniciuar nga Anton Çeta, shumë familje shqiptare i shtrinë dorën njëra tjetrës, duke i falë gjakun.
Ajo që bie në sy është se edhe komandanti legjendar, Adem Jashari, që ishte pjesë e kësj ngjarje të rëndësishme dhe historike. Komandanti shihet disa herë në këtë video-arkiv gjatë emisionit “Arkivi” në RTK.

A e dini se ky këngëtar është djali i Afrim Muqiqit?! (Video)

Ai vitin e kaluar ka nisur rrugëtimin e tij për t’u bërë këngëtar, por që ende nuk ka arritur suksesin e babait.
Albioni është duke shkuar hapave të babait të këngëtarit Afrim Muqiqit, por pak kush e dinë këtë, ndoshta edhe pse për të janë vetëm fillimet në këtë rrugëtim, shkruan Magazina.al
Albion Muqiqi, tashmë ka të publikuara disa këngë, ai këto ditë ishte pjesë e mdediave pasi fejesa e tij bëri “buum” të madh.

Shikoni përplasje e tmerrshme ndërmjet dy autobusëve në New Jersy (VIDEO)


Një video nga vendi i ngjarjes tregon një autobus të përplasur për një autobus tjetër në një nga rrugët e Newark, New Jersey.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të gjithë pasagjerët janë evakuuar nga autobusët.
Po sipas medieve të huaja, së paku 19 njerëz kanë pësuar lëndime, deri sa thuhet se më shumë se 25 njerëz janë dërguar në spital.
Sipas autoriteteve, përveç trajtimit të të lënduarve, po punohet edhe në mbledhjen e informatave rreth asaj se çfarë ka mundur të shkaktojë incidentin.