Skandaloze: Në Aksidentin e djeshëm në Mirushë ambulanca refuzon ta bartë të Aksidentuarin!

Në aksidentin e djeshëm i cili ndodhi në rrugën Malishevë-Mirushë, një veturë kishte rrëshqitur në ujerat e liqenit artificial Mirusha. E tëra kishte kaluar pa pasoja në jetë njerëzish duke ju falënderuar ndihmës së shpejtë që disa qytetarë i kishin dhënë të aksidentuarit, duke e nxjerrë nga makina atë. MalishevaPress ka siguruar videon nga ngjarja e djeshme ku shihet se si kishte rrjedhur ngjarja. Sipas dëshmitarëve okular dhe sipas videos së siguruar makina e ambulancës e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe e cila i përkiste një komune tjetër fillimisht kishte refuzuar që ta transportonte të aksidentuarin, por pas reagimit të qytetarëve vozitësi i saj, e ka transportuar të aksidentuarin.

Nuk do ta besoni… ja sa para do të marrë sot Majlinda..!!!

Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka, do të marrin shpërblimet shtetërore.
Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.
Për triumfin e saj, Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”. Ceremonia e ndarjes së shpërblimit ka nisur sot në orën 10:00 dhe është ende duke u zhvilluar.
Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.

Lajmi Fundit: Tronditet KOSOVA arrestohen 11 persona arsyeja…

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën ka arrestuar 11 persona gjatë aksionit të sotëm që ka ndërmarrë në luftimin e krimit të organizuar, raporton Gazeta Blic.
Gjatë orëve të hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë bastisur një nunër të madh lokacionesh anë e kënd Kosovës.
Pos këtyre arrestimeve sipas burimeve të Gazetës në fushë Kosovës është zbuluar një fabrikë për prodhimin e linjave falso të tekstilit.